Transmetuar më 30-11-2017, 20:22

Orët e para të ditës mbetet me reshje në të gjithë territorin, më të dendura në zonat Jugore dhe pjesërisht në Qendër.

Gjatë pasdites shirat dobësohen në Veri dhe Qendër por mbeten me intensitet mesatar në Jug dhe zonat Lindore deri pas mesnatës kur parashikohet që reshjet të ndalojnë në ultësirën perëndimore ndërsa mbeten të pakta në pjesën tjetër të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2 – 3°C në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga 2 – 14°C.

Era do të fryjë mesatare nga drejtimi Verior në pjesën më të madhe të vendit por deri e fortë në zonat Jugore duke arritur shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Europa

Pellgu i Mesdheut dhe Ballkani Jugor mbetet me shira intensive dhe stuhi të forta ere. Po ashtu, Europa Perëndimore dhe pjesërisht Qendra dhe Verilindja e Europës dominohen nga vranësira të shpeshta por reshje të pakta.

Por vendet nordike dhe pjesërisht qendra e Europës mbeten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta; kthjellime më të dukshme do të ketë gadishulli Iberik. (e.c/noa.al)