Transmetuar më 01-12-2017, 14:36
Publicitet

Për të qenë myslimanë të mirë meshkujt në Turqi, nuk duhet t’i lyejnë më flokët e tyre.

Është ky vendimi i fundit që censuron meshkujt nga lyerja e flokëve, i marrë nga drejtoria për çështjet fetare në Turqi, (Diyanet), autoriteti më i lartë islamik në vend.

Institucioni shtetëror në Ankara reagon lidhur me këtë prakrikë që shkon kundër rregullave të Islamit.

“Lyerja e flokëve, mjekrës ose mustaqeve lejohet vetëm nëse qëllimi nuk është që të mashtrohen njerëzit. Por lyerja e flokëve me të zezë për një burrë është e papranueshme, madje e pamoralshme”, thuhet në deklaratë, citon noa.al.

Është ky teksti me të cilin “Diyanet” u prononcua lidhur me këtë temë, duke kërkuar që besimtarët të shmangin disa sjellje të caktuara. /a.y/noa.al