Transmetuar më 01-12-2017, 16:25

Telashet nuk kanë fund për ish-Kryeministrin italian Silvio Berlusconi. Ai është vënë sërish nën hetim së fundmi, me akuzën e korrupsionit.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, bëhet fjalë për aktet gjyqësore të procesit të mëparshëm “Ruby”.

Berlusconi ka paguar për dëshmi falso, Danilo Marianin, pianistin e festave “hot” të organizuara nën shoqërinë e shumë vajzave në rezidencën Arcore të ish- Kryeministrit.

Prokuroria e Milanos, ka dyshimet se ish-Kryeministri italian ka paguar rreth 3000 euro në muaj pianistin, në mënyrë që ky i fundit të mos tregojë të vërtetën gjatë marrjes në pyetje për procesin “Ruby”.

Ky proces hetimor është transferuar nga Milano në Siena për kompetencë territoriale, pasi pikërisht në këtë qytet supozohet të jetë kryer akti i akuzës. (e.c/noa.al)