Transmetuar më 01-12-2017, 20:22

Pas dy ditësh me reshje intensive të shiut, në Pukë kanë nisur të bjerë dëbora, ku raportohet se deri më tani trashësia ka arritur deri në 10 cm.

Bora vijon të bjerë në Qafë Mali, ndërsa pritet të shkaktojë probleme në qarkullimin e makinave.

Për këtë, apelohet për të pasur kujdes nga ana e drejtuesve të makinave, pasi situata mund të përkeqësohet në orët në vijim.

Ndërkohë, situata e motit në vend pritet të përmirësohet ditën e martë.

Gjithsesi, pasojat deri më tani janë të rënda, ku qindra shtëpi janë përmbytur, por për fat të mirë nuk janë shkaktuar viktima në radhët e banorëve të prekur.

Një ditë më parë, një punonjës i OSHEE humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. /k.k/noa.al/