Transmetuar më 02-12-2017, 15:45

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë një vizite në qytetin lindor të Karsit, theksoi se Turqia do të vazhdojë të varros të gjitha ata të cilët duan të përçajnë këtë shtet, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëndrimi i Erdoğanit në qytetin e Karsit ka qenë për të marrë pjesë në kongresin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), ku foli edhe për zhvillimet aktuale.

Ai foli edhe për luftën kundër organizatës terroriste PKK.

“Askujt në këtë shtet të mos i shkojë mendja se mundet të përçajë territorin e atdheut tonë. Ata të cilët synojnë një gjë të tillë, duhet ta kenë të qartë se ashtu siç i bombarduam me avionët F-16 në malin Xhudi, në Tenderuk dhe në Kandil, duke i varrosur atje, të njëjtën do ta bëjmë kudo të shfaqen ata”, u shpreh presidenti i Turqisë./a.k/noa.al/