Transmetuar më 03-12-2017, 08:21
Publicitet

Me afrimin festave të fundvitit si Krishtlindjet dhe Vitit i Ri, shtohen edhe surprizat. Në veçanti fëmijët janë ata që presin edhe dhurata nga Babagjyshi.

Ashtu si çdo vit Google ka përditësuar aplikacionin “Santa Tracker” për të gjurmuar udhëtimin e Babagjyshit dhe duke luajtur me elf, slita dhe karamele.

Për këtë vit në këtë aplikacion janë instaluar lojëra të reja, një fshat i ridizenjuar, përditësime për Android Wear dhe mundësia për të ndjekur Babagjyshin dhe në Android Tv.

Nga 24 dhjetori mund të ndiqni hap pas hapi rrugën e Babagjyshit që shpërndan dhurata në të gjithë botën, me mjaft animacione.

Epo duke qenë se vitit të vjetër po i vjen fundi, keni nevojë që ditët  e fundit apo ato të pushimit t’i kaloni duke argëtuar dhe pse jo përmes lojërave. /b.l/noa.al/