Transmetuar më 03-12-2017, 09:16

Një djalë i mitur ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, por fatmirësisht është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Hio, ku një 9 vjeçar ka tentuar të vetëvritet në kampin e refugjatëve në Greqi.

Sipas mediave greke fëmija është refugjat i pashoqëruar nga Siria, ndërsa veten ka tentuar ta varë me bluzen e tij.

Menjëherë pas ngjarjes vogëlushi është transportuar me urgjencë në spitalin e ishullit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të miturin të ndërmarrë një akt kaq të rëndë për jetën ë tij.

Policia e cila arriti në kohë për t’i shpëtuar jetën 9 vjeçarit ka nisur hetimet nëse fëmija është dhunuar nga refugjatë të tjerë që ndodhen në të njëjtin kamp me të. /b.l/noa.al/