Transmetuar më 03-12-2017, 14:25

Pjesa e parë e ditës, mbetet me vranësira dhe reshje të pakta dhe herë mesatare në zonat Jugore dhe reshje të izoluara në Qendër të territorit ndërsa Veriu paraqitet kryesisht me kthjellime.

Pasditja sjell përmirësim të dukshëm të motit në Veri dhe Qendër ndërsa gradualisht përmirësohet moti edhe në zonat Jugore të cilat mbeten me reshje të pakta deri në mbrëmje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish ulen me 1 – 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke sjellë vlera negative gjatë mëngjesit në zonat malore.

Era do vijojë mesatare dhe rrallë-herë deri e fortë, me shpejtësi 48 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 3 – 4 ballë.

Europa

Europa Qendrore mbetet me vranësira por reshje të pakta shiu ndërsa reshje të të konsiderueshme dhe kryesisht dëbore, priten në Europën Verilindore.

Përsa i përket Ballkanit dhe Mesdheut Qendror, reshjet mbeten prezente por në sasi të pakta ndërkohë që fuqizohen reshjet në pellgun e Detit të Zi.

Por kthjellimet mbeten dominante në Jugperëndim të Europës, pjesën më të madhe të Qendrës dhe Veriut të kontinentit. /b.l/noa.al/