Transmetuar më 03-12-2017, 16:44

Autoritetet e drejtësisë në Suedi arrestojnë biznesmenin nga Kosova dhe ish-zyrtarin e AKRS-së Sabit Pacollin.

Ai është arrestuar pas dyshimeve për një mashtrim me tatimet në këtë shtet.

Ai dyshohet se ka vjedhur rreth 200 mijë euro nga kompania bamirëse HSB.

Ai u arrestua të enjten e kësaj jave teksa po shkonte në një takim në Agjencinë Suedeze të Tatimit, raporton "Sydsvenskan".

Sabit Pacolli, biznesmen dhe ish-zyrtar i Aleancës Kosova e Re, muajin e kaluar kishte mohuar akuzat e gazetës suedeze “Sydsvenskan” se ka vjedhur mbi 200.000 euro nga kompania HSB, ku ka qenë edhe kryetar i kësaj shoqate për pronësi banesash, me rreth 750 apartamente.

Leif Ljungholm, prokuror publik mbrojtës i Pacollit, thotë se klienti i tij i mohon akuzat./a.k/noa.al/