Transmetuar më 03-12-2017, 22:32

Kjo mbrëmje do të jetë mundësia e fundit për këtë vit, për të parë me sy të lirë fenomenin që do të ndodhë në qiell. “Super Hëna”, ndodh sonte dhe të gjithë do të kenë mundësi ta shohin këtë fenomen me sy të lirë.

Hëna do të shfaqet këtë mbrëmje, 30% më e madhe se zakonisht dhe ky fenomen ndodh për herë të fundit për këtë vit.

E fundit ndodhi më 14 nëntor 2016, kur hëna u shfaq deri në 30 përqind më e shëndritëshme se normalisht.

Gjatë fenomenit të “Super hënës”, ajo afrohet në një orbitë prej 221,500 milje larg  nga Toka.

Sigurisht këtë fenomen fantastik mund ta shijojnë të gjithë ato vende ku qielli është i pastër dhe pa prezencë të reve. (e.c/noa.al)