Transmetuar më 04-12-2017, 19:13

Ish-Presidenti i Jemenit është vrarë në luftime. Ky fakt është konfirmuar nga ministria e Brendshme e këtij shteti, e cila kontrollohet nga lëvizja rebele Huthi.

Ndërkohë, pamje dhe video që kanë qarkulluar “online” tregojnë trupin e një burri që i ngjan Salehut, me një plagë të rëndë në kokë.

Deri javën e kaluar, mbështetësit e Saleh kanë luftuar së bashku me rebelët Houthi në një luftë kundër presidentit aktual të Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi.

Por, tensionet afatgjata politike dhe grindjet për kontrollin e xhamisë kryesore në kryeqytetin e kontrolluar prej rebelëve, Sanaa, detyruan luftime të ashpra që kanë lënë mbi 125 persona të vdekur dhe 238 të plagosur që prej mesnatës së të mërkurës, shkruan BBC.

Më shumë se 8.670 persona kanë vdekur dhe rreth 50 mijë të tjerë janë plagosur, që kur koalicioni i udhëhequr nga sauditët ndërhyri nëluftën civile të Jemenit në mars të vitit 2015, sipas Kombeve të Bashkuara.

Konflikti dhe bllokada ndaj vendit ka lënë gjithashtu rreth 20.7 milionë banorë në nevojë të skajshme për ndihma humanitare, duke krijuar atë që mund të konsiderohet si emergjenca më e madhe për ushqim. /k.k/noa.al/