Transmetuar më 04-12-2017, 19:54

Terrorizmi rikthehet edhe një herë në qendër të vëmendjes, dhe këtë radhë kërcënimi është në gjuhën shqipe, duke ju drejtuar edhe shqiptarëve.

“Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim.”

Është ky kërcënimi që agjencia e lajmeve e ISIS-it në shqip, me afro 400 ndjekës, po shpërndan te pasuesit e saj, duke kërkuar përgjakje të festave të fundvitit. “

“E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”, thuhet në këtë kërcenim.

Thirrja është përhapur me shpejtësi nga terroristët në disa forume të xhihadit, por kryesisht në grupet e tyre të mbyllura në “Telegram”. si dhe në të gjitha angjencitë që zotërojnë, mes të cilëve edhe në gjuhën shqipe.

Kërcënimet e ISIS veçanërisht për festa është tashmë një fenomen i njohur,  me organet e drejtësisë që gjithnjë i kanë marrë seriozisht duke marrë masa. (e.c/noa.al)