Transmetuar më 04-12-2017, 21:48

Një ngjarje e rëndë ka përfshirë dy shqiptarë, ku njëri prej tyre është vrarë, dhe tjetëri është plagosur.

Gjithçka është regjistruar në 2 dhjetor, në Haute-Savoie, ku sipas “Le Parisien” mësohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh për çështje të trafikut të drogës.

Sipas të dhënave, fillimisht nisi një sherr mes protagonistëve, dhe më pas policia zbuloi se dy shqiptarët ishin plagosur, ndërsa njëri humbi jetën më vonë.

Për policine e Annecy, që është përgjegjëse për hetimin e ngjarjes, shkaku është i qarte, larje hesapesh pas konflikteve mes trafikantëve të drogës.

Emrat e shqiptareve nuk behen me dije, për arsye hetimore. /k.k/noa.al/