Transmetuar më 04-12-2017, 21:53

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 5 personave ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në zonën e Drenasit, ndërsa 5 të plagosurit janë të gjithë në moshë të re.

Sipas mediave vendase, katër nga pesë të aksidentuarit janë nxënës shkolle.

Ata janë goditur nga një automjet, tip Mercedes, konkretisht në fshatin Korroticë e Lartë, në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Mësohet se të lënduarit janë 4 femra dhe një mashkull.

Mësohet se 2 prej të lënduarve kanë marrë dëmtime të rënda, ndërsa tre të tjerët dëmtime të lehta.

Rasti në fjalë po hetohet nga organet kompetente./a.k/noa.al/