Transmetuar më 05-12-2017, 21:28

Më shumë se 50 persona u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave, në Dusseldorf të Gjermanisë.

Sipas informacioneve, përlasja ndodhi mes një treni pasagjerësh dhe një treni që transportonte mallra.Autoritetet thanë se aksidenti ndodhi pranë stacionit të trenit në qytetin Meerbusch.

Ekipet e emergjencës janë në vendin e ngjarjes duke ndihmuar të zbrisnin njerëzit nga treni i pasagjerëve.  

Një foto e postuar nga departamenti i zjarrit Meerbusch tregoi se treni i pasagjerëve pjesërisht doli nga shinat. /k.k/noa.al/