Transmetuar më 05-12-2017, 21:43

Një nënë e re, nga Phoenix i Arizonës, ka vdekur tragjikisht vetëm një ditë pasi u prek nga gripi.

Alani Murrieta ishte 20 vjeç dhe nuk kishte kujdes shëndetësore kur gjendja e saj filloi të përkeqësohej.

Ajo nxitoi për të arritur në spital pasi filloi të haste në vështirësi të frymëmarrjes, dhe më pas u diagnostikua nga mjekët me ‘Pneumoni’.

Megjithatë, gjendja e nënës së dy fëmijëve tashmë ishte përkeqësuar dhe ajo vdiq tetë orë më vonë.

Më herët, kur gjendja e Murrieta-s u përkeqësua, ajo u kthye në spital dhe iu dha një x-ray. Më pas mjekët kuptuan se ajo kishte ‘pneumoni’.

Ajo kaloi papritmas nga gripi në shndërrimin e pneumonisë. Më pas një faqe e hapur në rrjetet sociale ka mbledhur 15 mijë dollarë për familjen e Murrietas. /k.k/noa.al/