Transmetuar më 05-12-2017, 22:21

Austria vendos të legalizojë martesat ndërmjet partnerëve të të njëjtit seks.

Ligji do të hyjë në fuqi në vitin 2019.

Kjo lëvizje e vë Austrinë përkrah shteteve të tjera të Bashkimit Europian që e kanë legalizuar më parë si: Gjermania, Franca, Britania e Madhe (tashmë ka dalë nga unioni) dhe Spanja.

Që nga viti 2010, martesat brenda partnerëve të të njëjtit seks në Austri janë njohur zyrtarisht si bashkëjetesë e regjistruar.

Shumë shoqata dhe organizatave homoseksuale e kanë mirëpritur lajmin./a.k/noa.al/