Transmetuar më 06-12-2017, 20:55

Nga sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Ka qenë vetë Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i cili bëri të ditur vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke theksuar se shumë shpejt do të nisë edhe procedura e zhvendosjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem.

Ky vendim ka sjellë edhe reagimin e kreut të shtetit francez Emmanuel Macron.

Ai përmes një komunikate për media theksoi se Franca nuk njeh vendimin e presidenti të ShBA-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, raporton FranceToday.

" Franca nuk e miraton nuk e miraton këtë vendim pasi shkel të drejtat ndërkombëtare dhe të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,”-tha Macron për gazetarët./a.k/noa.al/