Transmetuar më 06-12-2017, 21:15

Nga sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Ka qenë vetë Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i cili bëri të ditur vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke theksuar se shumë shpejt do të nisë edhe procedura e zhvendosjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem.

Pas vendimit të Trump pati një reagim të menjëhershëm edhe nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një deklaratë të tijën, ai e ka quajtur ditën e mërkurë historike si dhe vendimin e presidentit amerikan e sheh si hap të rëndësishëm për paqe në mes të dyja vendeve.

Ndërkaq përmes një komunikate për mediat, Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se vendi i tij nuk e njeh këtë vendim të kreut amerikan Donald Trump.

Kjo lëvizje e Presidentit Trump pritet të sjellë reagime të forta, duke parë luftën izraelito-palestineze./a.k/noa.al/