Transmetuar më 06-12-2017, 22:46

Nga sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Ka qenë vetë Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i cili bëri të ditur vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke theksuar se shumë shpejt do të nisë edhe procedura e zhvendosjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem.

Pas vendimit palestinezët kanë dalë duke protestuar.

Pamjet të cilat janë publikuar në faqet online të mediave lokale izraelite, tregojnë palestinezët ndërsa reagojnë me protesta kundër vendimit.

Lajmet në mediat e huaja citojnë një anëtar të lartë të Hamasit, Ismail Radëan, duke u thënë “se hapi i Trump ishte një “sulm i ashpër ndaj popullit tonë”.

Ndërkaq përmes një komunikate për mediat, Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se vendi i tij nuk e njeh këtë vendim të kreut amerikan Donald Trump./a.k/noa.al/