Transmetuar më 06-12-2017, 23:24

Nga sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Ka qenë vetë Presidenti i SHBA-ve Donald Trump i cili bëri të ditur vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke theksuar se shumë shpejt do të nisë edhe procedura e zhvendosjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem.

Pas vendimit organizata të ndryshme të shoqërisë civile kanë protestuar para Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Amerikës në Stamboll të Turqisë.

Pjesëmarrësit në protestën e kryesuar nga Shoqata Rinore e Anadollit (AGD) dënuan vendimin e SHBA-ve, duke mbajtur pankarta me mbishkrimin “Jerusalemi është i Islamit”.

Protesta mësohet se ka qenë e qetë.

Ndërkaq përmes një komunikate për mediat, Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se vendi i tij nuk e njeh këtë vendim të kreut amerikan Donald Trump./a.k/noa.al/