Transmetuar më 07-12-2017, 20:13
Publicitet

Ylli portugez Cristiano Ronaldo fiton për të pestën herë në karrierën e tij trofeun e “Topit të Artë”.

Pa triumfit të sotëm, ylli i Real Madridit është barazuar me Lionel Messin porsa i përket këtij trofeu.

France Fotball vendosi që për të dytin vit radhazi të votojë Cristiano Ronaldon si futbollisti më i mirë në botë.

Në këtë garë ishin edhe argjentinasi Lionel Messi me brazilianin Neymar.

Cristiano Ronaldo pati një sezon fantastik pasi arriti që me Real Madridin të fitojë La Ligan spanjolle, Ligën e Kampioneve, Superkupën e Evropës dhe të Spanjës.

Cristiano Ronaldo gjithashtu para pak ditësh u bë sërish baba./a.k/noa.al/