Transmetuar më 07-12-2017, 21:02

Skuadra e Skënderbeut nuk ka arritur që të mbajë dot avantazhin në Zvicër, teksa është mundur në fund nga Young Boys me rezultatin 2-1.

Korçarët luajtën mjaft mirë në këtë takim duke treguar se kanë një ekip dinjitoz për kupat e Europës.

Pjesa e parë e takimit Young Boys-Skënderbeu u mbyll me rrjeta të paprekura.

Kanë qenë korçarët ata që kanë kaluar në avantazh në pjesën e dytë me anë të Gavazaj në minutën e 51’. 

Avantazhi i korçarëve ka zgjatur deri në minutën e Hoarau 55’.

Kur dukej se gjithçka do mbyllje në barazim vendasit kanë arritur të shënojnë golin e fitores në minutën e 90+6’ me anë të Assale.

Korçarët pas kësaj humbjeje kanë mbyllur tabelën e renditjes me 5 pikë në grupin B.

Renditja përfundimtare e grupit B: Dinamo Kiev 13 pikë, Partizan Beograd 8, Ypung Boys 6 dhe Skënderbeu 5./a.k/noa.al/