Transmetuar më 07-12-2017, 22:26

Të pini gjashtë filxhanë kafe në ditë ul rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë, sugjeron një hulumtim.

Një studim me 7 mijë njerëzve, gjeti se u pa një rënie e rrezikut prej 30% nga prekja nga ky kusht, nëse ata pinin më shumë se 900ml kafe në ditë.

Kjo sasi, që zbërthehet në gjashtë filxhanë të vegjël të kafesë, mund të duket shumë, por është e barabartë me dy kafe të madhe nga Starbucks ose kafe të tjera.

MS është kushti më i zakonshëm neurologjik, i cili prekë 50 njerëz në Britani çdo javë, zakonisht njerëz të njëzetave dhe tridhjetave.

Ekspertët nuk janë të sigurtë pse kafeja është mbrojtëse ndaj kësaj sëmundje, por ata dyshojnë se kafeina është përgjegjëse për luftimin e saj.

Kafeina njihet për vetitë neurombrojtëse prej shumë kohësh. /k.k/noa.al/