Transmetuar më 07-12-2017, 23:30

Pak orë pasi priti Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në një ceremoni zyrtare, Kryeministrja polake Beata Szydlo ka befasuar me vendimin e saj.

Sipas asaj që raporton BBC, Kryeministrja polake ka ka firmosur dorëheqjen, vetëm disa orë pas një mocioni mosbesimi të opozitës.

Prej kohësh Szydlo ishte përballur me akuza të opozitës, ndërsa BBC thotë se kishte pasur rritje të spekulimeve se lideri i partisë Jaroslaë Kaczynski donte të zëvendësonte Zonja Szydlo.

Por në fund është vendosur që në vend të saj të vihet Ministri i Financave Mateusz Moraëiecki.

Dorëheqja e Szydlo u njoftua disa orë pasi një mocioni të opozitës ku u mposht me shumicë dërrmuese në parlament.

Vetëm dy ditë më parë Beata Szydlo priti në një vizitë në Varshavë kryeministrin shqiptar Edi Rama. (e.c/noa.al)