Transmetuar më 08-12-2017, 12:12
Pas akuzave për ngacmim seksual, vendosi që të heqë dorë nga mandati i tij i deputetit.
Bëhet fjalë për deputetin republikan të Arizona, SHBA, Trent Franks i cili këtë të enjte lajmëroi dorëheqjen e tij.
Kjo pasi ndaj Franks një komision etike në SHBA, ka nisur një hetim për ngacmim seksual.
Deputeti ka deklaruar se nuk ka ngacmuar kurrë fizikisht, apo detyruar ndonjë person pjesë të stafit të tij apo ndonjë tjetër, që të kenë raport seksual.
Franks dhe gruaja e tij, siç raporton noa.al, kanë dy fëmijë binjakë tre vjeçar, të ardhur në jetë nëpërmjet një nëne surrogate.
Deputeti akuzohet pikërisht nga gruaja që ka dhënë “barkun me qera” për të sjellë në jetë fëmijët, për ngacmim seksual. /a.y/noa.al