Transmetuar më 08-12-2017, 13:20

Ishin kthyer në makthin e shumë njerëzve, pasi nëpërmjet montimit të fotografive, në pozicione komprometuese, shantazhonin persona të ndryshëm duke u kërkuar para.

Policia e Prishtinës ka bërë arrestimin e dy të rinjve, të cilët publikonin në Facebook dhe Instagram, fotografi të cilat i montonin me portretin e “shënjestrës” dhe nëse të dëmtuarit nuk ofronin shumën e parave që personat e dyshuar kërkonin, i publikonin.

Duke i parë si shqetësuese denoncime të ndryshme të ardhura nga qytetarët, policia e Prishtinës nisi hetimet, ku raste u sinjalizuan dhe në Podujevë.

Kështu gjatë ditës së sotme policia bëri arrestimin e dy të rinjve H. H., 19 vjeç dhe E.R, 16 vjeç.

Me urdhër të prokurorit ndaj tyre rezulton e provuar akuza e shantazhit, duke u arrestuar. Deri tani në polici janë paraqitur disa raste shantazhit, ku të dyshuar janë dy të arrestuarit. /a.y/noa.al