Transmetuar më 08-12-2017, 15:27

Tiranë, NOA.al- Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në Veri të vendit dhe ekstremin Jugor por duke iu afruar mesditës, reshjet intensifikohen duke përfshirë të gjithë territorin. Pasditja mbetet me vranësira dhe shira të intensitetit mesatar në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa reshje dëbore pritet të bien në zonat malore.

Këto kushte të motit vijojnë deri në mbrëmje kur pritet që reshjet të pakësohen ndjeshëm por mbeten prezente edhe gjatë të natës, kryesisht në formën e dëborës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2- 3 °C gjatë mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të vlerave termike, më e ndjeshme në Veri dhe Lindje.

Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor-Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Europa

Vijon dominimi i vranësirave dhe reshjeve të shiut e dëborës në pjesën më të madhe të Europës. Reshje të dendura pritet të bien në Mesdheun Qendror duke përfshirë Alpet Europiane dhe pjesën më të madhe të Ballkanit. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në Europën Lindore dhe pjesërisht zonat Qendrore të kontinentit Europian. /a.y/noa.al