Transmetuar më 08-12-2017, 17:11

Prokuroria e Stambollit kërkoi një dënim me një vit burg për fyerje ndaj viktimave të grushtit të shtetit, për 18-vjeçaren Itir Esen, Miss Turqia, për shkak të një postimi të bërë në muajin shtator.

Modeles iu hoq kurora pak orë pas postimit të bërë në Twitter, lidhur me grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik 2016.

Essen mohoi çdo synim fyes, por pavarësisht justifikimit të saj, gjykata do të vendosë brenda 15 ditëve.

“Isha me cikël mëngjesin e ditës së martirëve të 15 korrikut. Kisha aq gjakderdhje sa gjaku i martirëve tanë”, shkroi Esen në postimin të cilin e fshiu më pas.

Ky rast u krahasua me atë të një tjetër ish Miss-Turqia, Merve Buyuksarac, e cila u dënua vitin e kaluar me 14 muaj burg. /a.y/noa.al