Transmetuar më 08-12-2017, 17:43

Djali 10-vjeçar vdiq krejt papritur më 6 nëntor pas dhimbjeve të forta në kraharor, duke bërë që nëna të mos e përballojë dot dhimbjen për ikjen e tij dhe të ndërrojë jetë para kohe.

Ashley Tomlin gjeti vdekjen këtë të hënë, një muaj pas të birit, për shkak të bllokimit të një arterieje në zemër.

Sipas mjekëve mund të ketë lidhje mes dy vdekjeve, ku dyshohet se gruaja nuk përballoi dot dhimbjen për vdekjen e të birit, duke pësuar goditjen në zemër.

Gruaja prej një muaji ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, pasi nuk arrinte dot të mblidhte veten nga vdekja e të birit, shkruan noa.al.

Teksa ishte në shtëpinë e saj në South Shields të Britanisë së Madhe, pësoi një shtrëngim të fortë në zemër, duke mbetur pa ndjenja.

Menjëherë pas kësaj ajo u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë. /a.y/noa.al