Transmetuar më 08-12-2017, 18:17

Është rikthyer në adthe peshëngritësja shqiptare Romela Begaj, ku me performacën e saj na bëri krenarë të gjithëve me medaljen e artë që mori në peshëngritje për femra, në stilin e shkëputjes për peshat 69 kg.

Nga aeroporti i Rinasit, Begaj shprehet e lumtur për arritjen e madhe ndërsa thekson se këtë medalje ia dedikon të gjithë dashamirësve dhe Shqipërisë.

“Ky ishte një start shumë i mirë si për mua dhe të gjithë shqipëtarët. Dëmtimi është dëmtim gara ka të papritura dhe kjo ishte një arritje për mua dhe Shqiperine. Këtë fitore ia dedikoj të gjithë dashamiresve dhe Shqipërisë. Ky është starti medalja olimpike  eshte ende larg”, tha Begaj ndër të tjera para gazetarëve. (e.c/noa.al)