Transmetuar më 09-12-2017, 15:58

Kryetari i Komunës Margegaj në Tropojë, Rexhë Byberi, reagon pas kallëzimit që Kontrolli i Lartë i Shtetit depozitoi në Prokurori për të.

Ai pohon se ka dhënë dorëheqje nga detyra më datën 30 prill të vitit 2015, pasi do të kandidonte për kryetar bashkie në Tropjë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ai shprehet se “vendimi që thuhet në auditin e KLSH nuk është firma ime, pasi unë kisha dhënë dorëheqjen”.

“U dorëhoqa për të kandiduar për kryetar në Tropojë. Dhashë dorëheqjen sipas rregullores. Kam punuar me përkushtim, veprova sipas Kushtetutës. Jam i gatshëm të përballem me drejtësinë”, – tha Rexhë Byberi./a.k/noa.al/