Transmetuar më 09-12-2017, 17:53

Një person ka gjetur vdekjen në kohën kur kishte dalë për gjah, bashkë me disa kolegë të tij.

Ngjarja tragjike ka ndohur në afërsi të digës Vodoça – Strumicë, ku shtetasi me inicialet Zh.I. është lënduar me pushkë gjahu në pjesën e kokës, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Siç informon MPB, për shkak të terrenit të vështirë, automjeti i ndihmës mjekësore nuk ka mundur të shkojë në vendin e ngjarjes.

Për këtë një prej personave që ndodhej në vendin e ngjarjes e ka transportuar atë për në spital.

Në orën 16:30 i lënduari Zh.I., në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije, është dërguar në Qendrën mjekësore në Strumicë, ku ndërroi jetë 10 minuta më vonë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori Publik dhe një ekip i SPB Strumicë. Po hetohet për rastin në fjalë. /k.k/noa.al/