Transmetuar më 09-12-2017, 20:42
Publicitet

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen brenda familjes ka ndodhur në Kosovë gjatë të enjtes që lamë pas.

Një person ka vrarë bashkëshorten e tij në Radishevë të Skenderajt por nuk e la më kaq.

Mediat venase shkruajnë se Xh.T., ka vazhduar rrugën për në Runik ku ka lënë të plagosur edhe motrën e gruas me bashkëshortin e saj.

Motivet e këtij krimi ngelen ende të paqarta, ndërsa Agim Prokshi, babai i dy motrave, njëra prej të cilave vdiq nga plagët, nuk ka dashur të flasë para kamerave për këtë çështje.

Ai ka thënë vetëm se nuk i di arsyet e krimit duke treguar se vajza e tij kishte rreth 13 vjet martesë me bashkëshortin që i mori jetën.

I dyshuari është arrestuar nga Policia, e cila ka konfiskuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Ndërkaq 2 të plagosurit ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Policia vijon hetimet për rastin në fjalë ndërsa nuk ka ende detaje të tjera./a.k/noa.al/