Transmetuar më 09-12-2017, 21:08

Një çift hajdutësh për pak e pësoi pasi në momentin që po vidhnin benzinë, makina e tyre u përfshi nga flakët duke rrezikuar kështu që të digjeshin vetë.

Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për pamjet që janë marrë nga kamerat e sigurisë të cilat kapin momentin kur flakët shpërthejnë nga dritarja e pasme e një automjeti.

Pamjet tregojnë një burrë që mbështetet në veturën e zezë ndërsa ajo mbushej në pompën e benzinës Esso në South Harroë, Londër. Por vetëm pak sekonda më pas makina shpërtheu në flakë, me një flakë zjarri që del në dritaren e pasme të automjetit.

Një grua e hutuar mund të shihet duke dalë nga automjeti nga ana e pasagjerëve, përpara se një burrë nga një makinë tjetër të shkojë për ta ndihmuar.

Ndërkohë, shoferi tenton të hyjë në automjet për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. /k.k/noa.al/