Transmetuar më 09-12-2017, 21:17

Pas reshjeve të mëdha të dëborës, mëngjesin e së shtunës në rrugën rajonale gjermane A2, në mes kryqëzimit Bad Oeynhausen Vlotho-West, për shkak të një aksidenti është shkaktuar bllokim i rrugës.

Rreth orës 08.50, 47-vjeçar, që po ecte me një makinë tip golf, humbi kontrollin e mjetit dhe goditi një makinë tjetër, e cila drejtohej nga një 55-vjeçar.

Ky i fundit, u përplas me një kamion.

Pas përplasjes, maunia, e ngarkuar me material ndërtimor, ka dalë nga rruga duke shpërthyer barrierën mbrojtëse, dhe u rrokullis.

Drejtuesi i makinës së madhe ishte një 57-vjeçar nga Maqedonia, dhe kishte një pasagjer, po nga Maqedonia.

Ata kanë përsuar lëndime në trup dhe janë transportuar për në spital.

Në aksidentin në fjalë është shkaktuar një dëm i përgjithshëm prej rreth 200 mijë eurosh. /k.k/noa.al/