Transmetuar më 10-12-2017, 08:26

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me pamje nga mbështetja e ofruar nga Kosova për përballimin e pasojave të përmbytjeve.

Ai ka publikuar tre fotografi në Facebok ku shkruan, “Mirëmëngjes dhe me këto pamje të solidaritetit nga Kosova në mbështetje të zonave të përmbytura ju uroj një ditë mbarë”.

Por edhe këtij postimi të tij nuk i kanë shpëtuar komentet, ku një qytetar shkruan, “Shqipëria çdo vit përmbytet dhe as ndihma s’marrin familjet. Bravo Kosovës që ndimon Shqipërinë”.

Një tjetër shkruan, “Epo kur s’është i zoti, i zoti shtëpisë, do jetë komshiu atëherë”.

“Ju përmbysni, e vëllezërit kosovar na nxjerrin nga uji”, shkruan një tjetër. /a.y/noa.al