Transmetuar më 10-12-2017, 08:41

Një ekzekutim mafioz u shënua natën duke zbardhur e shtuna në Lezhë, ku shënjestra ishte 48-vjeçari Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

I pikëlluar nga ikja e parakohshme e vëllait ,ish-deputeti socialist ka shkruar një mesazh prekës për të ndjerin.

48-vjeçari u vra mëngjëesin e së shtunës pranë banesës së tij, në Lezhë, ndërkohë që deri më tani nuk ka ende një emër të autorit të dyshuar.

Postimi i Arben Ndokës në Facebook

Vëllai im i ndjerë, ka kaluar një jetë me sfida e vuajtje që në moshë të mitur. 16 vjeç nisi punën tek ferma e Torovicës, pastaj tek Fabrika e tullave, një punë e rëndë për moshën, por falë kurajos dhe forcës së tij nuk ndalej para asgjëje. Më vonë punoi në ndermarrjen frutore dhe ushqimore. Ishin punë të thjeshta, por ai kurrë nuk përtoi.

Ndërkohë ndiqte dhe studimet. Kishte ambicie për të qenë sa më i realizuar në karrierë, duke punuar për 17 vite në Policinë Ndërtimore ( INUK), pastaj u bë anëtar i këshillit bashkiak, duke qenë jo vetëm aktiv politikisht, por njëkohësisht i ndjeshëm ndaj problemeve të çdokujt që i paraqitej në zyrë apo ambiente të tjera. Ishte njeri i dashur për të gjithë, i suksesshëm në karrierë dhe biznes, e aq shumë energji jepte për njerëzit ditë dhe natë.

Gjatë gjithë rrugëtimit të jetës së tij më ka bërë krenar sepse linte kudo respekt dhe kishte vlerat që i kanë hije një burri. Punoi me djersë dhe krijoi gjithçka me mund dhe sakrificë. Ky rrugëtim u pre shumë shpejtë nga ligësitë që mbulohen nga errësira e natës. La pas shumë njerëz që vajtojnë për të, sidomos familja e tij.

Qofsh i parajsës vëllai im i dashur! /a.y/noa.al

U ekzekutua me kallashnikov para banesës, policia sekuestron telefonat e viktimës

Ekzekutimi me armë zjarri i vëllait të ish- deputetit Ndoka, gjenden provat e para

Ekzekutimi i vëllait të ish-deputetit të PS, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Lezhë, vritet me armë zjarri vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka