Transmetuar më 10-12-2017, 09:58

Goditet një tjetër rast i tentativës për të trafikuar lëndë narkotike drejt Greqisë, duke u sekuestruar 13.5 kilogramë kanabis sativa dhe duke u arrestuar një person.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, e shtunë, në Pikën Kufitare Tre Urat, Përmet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike.

Në dalje të Shqipërisë është paraqitur Joan Haska me automjetin me targa AA 190 CN.

Pas përfundimit të procedurave të kontrollit të dokumentacionit, punonjësit e policisë, e kanë kaluar automjetin në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në një vend të përshtatur në shasin e mjetit u gjet lëndë narkotike, e cila rezultoi 13.5 kilogramë.

Joan Haska, 36 vjeç , banues në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës u arrestua në kushtet e flagrancës.

Në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Përmetit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. /a.y/noa.al