Transmetuar më 10-12-2017, 12:46

Tema më e nxehtë e momentit në politikë është zgjedhja e kryeprokurorit të ri, pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe ambasadorja e Francës në vendin tonë, Christine Vasak.

Duke folur sot nga Korça për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ajo qëndroi në të njëjtën linjë me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe atë të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.

“Kushtetuta shqiptare përcakton kohëzgjatjen e një mandati. Mandati i kryeprokurorit të përgjithshëm përfundon sipas Kushtetutës dhe autoritetet kompetente janë ato që duhet të vendosin. Është një vlerësim që duhet të bëhet nga të gjithë shtetet anëtare të BE, në presim shumë raporte, ‘mos shkoni me shpejt se muzika’, është nje shprehje franceze”, deklaroi ajo.

Më tej ambasadorja Vasak, tha se është një dëshirë e madhe e popullit shqiptar që të bëhët pjesë e Bashkimit Europian, pasi Shqiperia është kandidate nga viti 2014.

Sipas saj, tani ka ardhur momenti të pritet vendimi i institucioneve dhe autoriteteve europiane për hapjen e negociatave.

“Nuk duhet të nxitohemi! Kjo analizë do të bëhet duke u bazuar në sistemin e drejtësisë në Shqipëri”, tha në mbyllje ambasadorja Vasak. /a.y/noa.al