Transmetuar më 10-12-2017, 14:16

Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, u përcoll në banesën e fundit mesditën e së dielës.

Pjesë e funeralit ishte edhe djali i tij Samuel Ndoka i cili ndodhet në burg, pas lejes së miratuar nga Drejtoria e Burgjeve.

Samueli është shoqëruar nga forca policie teksa është liruar për disa orë nga qelia.

Në fotot e publikuara nga gazeta Panorama gjatë funeralit të Aleksandër Ndokës shihen edhe makinat e policisë, të cilat ruajnë dhe mbikqyrin Samuel Ndokën, i cili pas ceremonisë mortore do të kthehet sërish në qelinë e tij, në prije të vendimit të gjykatës.

Ndërkohë, djali tjetër i Aleksander Ndokës, në kërkim nga policia nuk ka qenë pjesë e nderimeve të fundit për të atin.

Aleksandër Ndoka u gjet i pajetë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, i qëlluar me breshëri automatiku në makinën e tij. 

Policia ka ndaluar 8 persona dhe po heton mbi ngjarjen në disa pista, ku nuk perjashtohet edhe ajo e konflikteve te djemve te tij.

I vranë babanë pranë shtëpisë, nipit të ish-deputetit Ndoka i jep leje burgu që ta varrosë Ekzekutimi mafioz i vëllait të ish-deputetit të PS, tre pistat ku po hetohet

I vranë vëllanë, fjalët prekëse të ish-deputetit socialist për të

U ekzekutua me kallashnikov para banesës, policia sekuestron telefonat e viktimës

Ekzekutimi me armë zjarri i vëllait të ish- deputetit Ndoka, gjenden provat e para

Ekzekutimi i vëllait të ish-deputetit të PS, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Lezhë, vritet me armë zjarri vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka

Plagosi aktivistin e LSI në zgjedhjet e 25 qershorit, arrestohet nipi i Arben Ndokës