Transmetuar më 10-12-2017, 15:19

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Sarandë.

Gjendet trupi i djegur plotësisht i një personi në brendësi të ashensorit të një pallati në lagjen Nr. 4.

Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brendësi (në gropën) e ashensorit ndodhej plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se trupi i pajetë t’i përkasë shtetasit A.P., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/