Transmetuar më 10-12-2017, 16:06
Publicitet

McLaren prezanton për të gjithë të apasionuarit e automjeteve, hiper-makinën me emrin kodues P15.

Kopania e njohurbritanike e ka emërtuar këtë seri me emrin Senna, në nder të ish-pilotit legjendar brazilian Ayrton Senna, i cili e ka garuar këtë automjet nga viti 1988 deri në vitin 1993.

Gjatë asaj kohe piloti i njohur fitoi tre tituj të kampionatit botëror dhe arriti 35 nga 41 fitore të McLarenit në “Formula 1”.

Ky automjet vjen me motor 4.0-litër Tëin-Turbo V8 me kapacitet prej 800 kuajfuqi dhe sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme.

Automjeti peshon 1,198 kilogramë, falë përdorimit të fibrave të karbonit.

Ndërkaq planifikohet që të prodhohen 500 automjete të tilla, me çmim prej 750,000 funte secila.

Automjeti pritet që të dalë në treg gjatë marsit të ardhshëm në panairin që do zhvillohet në Gjenevë./a.k/noa.al/