Transmetuar më 10-12-2017, 17:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë, teksa një person është gjendur I pajetë pranë një kanali kullues.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kozare të Kuçovës, ndërsa viktima është identifikuar si 62 vjeçari me iniciale Ll.B.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore.

Sipas policisë, ai është denoncuar nga familjarët dhe që prej 24 orësh ishte shpallur i zhdukur, deri ne gjetjen e trupit të tij të pajetë.

Nga deklarimet e familjarve rezulton se i moshuari vuante nga probleme mendore. Trupi i pa jetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. (e.c/noa.al)