Transmetuar më 10-12-2017, 19:04

 Zbulohen të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë të kësaj të diel, ku një 58 vjeçar u gjet i djegur në ashensorin e një pallati në Sarandë.

Viktima është identifikuar dhe ai është Agim Proda, 58 vjeç. Mësohet se Proda punonte në Federatën shqiptare të Futbollit si vëzhgues prej 10 vitesh.

Ngjarja e rëndë u raportua këtë të dielë rreth orës 14:10 në lagjen ”Nr.4”, në qytetin e Sarandës. Kanë qenë qytetarët që kanë njoftuar policinë se në brendësi të ashensorit të pallatit ende në ndërtim është gjetur i djegur plotësisht një person.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se ai mund të jetë vetëdjegur, nga shkaqe ende të pazbuluara.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (e.c/noa.al)