Transmetuar më 10-12-2017, 19:45
Publicitet

Agim Proda, 58 vjeç u gjet i djegur brenda ashensorit të një pallati në ndërtim në Sarandë. Prej 10 vitesh, viktima ishte vëzhgues i Federatës Shqiptare të Futbollit në Jug të vendit.

Për këtë arsye, FSHF ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të një prej bashkëpunëtorëve të saj.

Në të njëjtën kohë, FSHF thekson se Proda është edhe një emër i njohur në historinë e arbitrimit në Shqipëri.

“FSHF dhe Presidenti Armand Duka shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë për zonën e jugut dhe jo vetëm, vëzhguesit të saj Agim Proda, njëherësh edhe ish-arbitër ndërkombëtar i FIFA-s në vitet 86-88′. Me hidhërim shumë të madh FSHF ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut Proda në moshën 58 vjecare. Z.Proda gjatë gjithë këtyre viteve ka kryer funksionet e vëzhguesit të ndeshjeve në garat e futbollit shqiptar. FSHF përcjëll ngushëllimet e saj për familjarët, të afërmit dhe miqtë e Agim Proda duke mbajtur njëherësh në kujtesë të gjatë kontributin e tij të vazhdueshëm në futbollin shqiptar.” thuhet në mesazhin e FSHF-së.

Sakaq, viktima Agim Proda dyshohet të jetë vetëdjegur për shkak të gjendjes së rënduar mendore. (e.c/noa.al)