Transmetuar më 10-12-2017, 20:26

Ka shkuar në 20 numri i personave të shoqëruar në dy ditët e fundit nga policia e Lezhës në lidhje me ekzekutimin e vëllait të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

Ndërsa 8 personat e shoqëruar një ditë më parë u lanë të lirë, 12 të tjerë janë shoqëruar këtë të diel.

Por sipas burimeve të “Report Tv”, dëshmitë e tyre nuk kanë patur asnjë dobi në hetimet për identifikimin e autorëve të vrasjes së Aleksandër Ndokës. Burimet deklarojnë se policia po vijon kërkimet për të rënë në gjurmët e tyre, por për ngjarjen nuk ka asnjë të ndaluar.

Ndërkohë, hetimet e përbashkëta të prokurorisë dhe policisë janë fokusuar në tre pista: e para lidhet me konfliktin e të birit në zgjedhjet e 25 qershorit në Shëngjin të Lezhës; e dyta është ajo e konflikteve të mundshme në fushën e biznesit; e treta ka të bëjë me të kaluarën e errët të Ndokës. (e.c/noa.al)