Transmetuar më 10-12-2017, 21:58

Prej dy ditësh tashmë, njëri krah i lëvizjes në autostradën Elbasan-Tiranë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor dy ditë më parë.

Për këtë arsye, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, ka bërë të ditur hapat që po merren në mënyrë që ky aks të rikthehet bë normalitet.

Qendro thotë se rruga do të hapet në momentin që jeta e kalimtarëve nuk rrezikohet më, por se deri më tani nuk ka një datë fikse.

Ndërsa lidhur me përgjegjësinë e firmës në mirëmbajtjen e saj, kreu i ARRSH-së thekson se do të priten analizat.

“Ende nuk ka një datë se kur do të jetë e hapur plotësisht. Rruga do të hapet, pasi të jemi të sigurt që jeta e qytetarëve nuk rrezikohet. Nuk jam në dijeni për rrëshqitje të tjera, rruga është marrë në dorëzim nëntorin e vitit të kaluar. Sa i përket përgjegjësive të firmës do të dalin pas analizës së plotë. Pasi të dalë studimi gjeologjik dhe analizat do të flasim për shkaqet dhe masat. Është shumë shpejt për të arritur në konkluzione dhe për të folur për përgjegjësitë’, deklaroi ai. (e.c/noa.al)