Transmetuar më 11-12-2017, 08:56

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë për Shqipërinë.

Përmes një postimi të tij në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se vendi ynë ka përmirësuar me 24 vende pozicionin ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017.

Ai shkruan se Shqipëria tani renditet në vendin e 38 në listën me 144 vende. Sipas kreut të qeverisë, raporti tregon se përmirësimi vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave.

"Mirëmëngjesi dhe me lajmin e mirë që Shqipëria përmirëson me +24 vende pozicionin e saj ndërkombëtar në Raportin Global për Hendekun Gjinor 2017, duke u renditur e 38-ta në listën me 144 vende të vlerësuara, ju uroj një ditë të mbarë.

Raporti nënvijëzon që ky përmirësim vjen si rezultat i progresit të dukshëm në fuqizimin politik të vajzave dhe grave duke kompensuar progresin e ngadaltë të së shkuarës në këtë dimension. 

Progres është shënuar në çdo indikator të vlerësuar dhe specifikisht në Pjesëmarrje Ekonomike dhe Mundësi, Arsimim, Shëndet dhe Fuqizim Politik”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/