Transmetuar më 11-12-2017, 09:28

Hapet bypass-i provizor për kalimin e automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan me një kalim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi hapjen sot në mëngjes të këtij bypassi. ARRSH bën me dije falë hapjes së bypass-it provizor për kalimin e mjeteve tashmë qarkullimi vijon pa probleme.

“Automjetet që vijnë nga Elbasani nuk është e nevojshme t’i bien nga Kërraba por mund të përdorin bypass-in. 

Është vendosur sinjalistika përkatëse dhe ka shërbime të shtuara të punonjësve të ARRSH dhe Policisë në terren për udhëzimin e drejtuesve të automjeteve", informon ARRSH.

ARRSH dhe Policia Rrugore u bëjnë thirrje qytetarëve që do të përdorin këtë aks të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur.

Një masiv shkëmbor u shkëput dy ditë më parë nga skarpati anësor duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Elbasan- Tiranë. Masivi shkëmbor u shemb në afërsi të fshatit Mamël. /b.l/noa.al/